75 Mall Live Search
18:38 / E Hënë, 29 Gusht 2022 / LB

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së: Vajzat tona meritojnë sigurinë e shtetit, dhunuesit dënimin maksimal!

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas dhunimit të një 11-vjeçare nga disa burra në Prishtinë.

Lushaku-Sadriu ka thënë se ky rast është alarmues për institucionet dhe shtetin e Kosovës.

“Ky rast përveçse është barbar, reflekton edhe rrezikun që i kanoset vajzave në vendin tonë. Siguria e vajzave dhe grave në Kosovë duhet të jetë prioritet i organeve të sigurisë dhe atyre gjyqësore”, ka shkruar ndër të tjera ajo..