75 Mall Live Search
13:52 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / LB

Kurti le të hapur mundësinë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nëse ka në plan t’i vizitoj ish krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Kurti e vlerëson më të rëndësishme komunikimin që të diskutoj me avokatët e tyre.

Në një konferencë për media, shefi i ekzekutivit ka thënë se ata po mbahen në një paraburgim të stërzgjatur, megjithatë ka thwnw se mbase edhe mund t’i vizitoj ata.

“Por, kjo është më e rëndësishme, komunikimi dhe diskutimi me avokatët e mbrojtës të cilët i kanë klientët e tyre ndaras që paguhen shumë nga Kosova, e në anën tjetër që të gjithë të pandehurit që mbahen në paraburgim konsiderohen së bashku”, ka thënë Kurti, transmeton Indeksonline.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova ata që ndodhën në Hagë, i njeh si luftëtarë të dalluar të UÇK-së.

“Avokati ka prioritet klientin e vet individualisht, por Kosova dhe qeveria e saj e kuptojmë se do të bëhet mirë për të gjithë atëherë kur do të bëhet mirë për të gjithë ata”, ka theksuar Kurti.