16:34 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / LB

Sherifi: Kurti para se ta pranojë asociacionin duhet ta kthejë mandatin te qytetarët

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Billall Sherifi, ka kritikuar qeverinë Kurti për gjendjen e përgjithshme në Kosovë.

Ai ka thënë se puna e kësaj qeverie fillon dhe mbaron me konfliktet që ka hapur me mësimdhënësit, gjykatësit, prokurorët, mjekët dhe pothuajse me të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Sherifi ka kritikuar qeverinë edhe në raport me veriun dhe dialogun me Serbinë.

Duke iu referuar raportimeve për planin franko-gjerman, Sherifi ka thënë se Kurti para se ta pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet ta kthejë mandatin tek qytetarët.