75 Mall Live Search
13:58 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / MSH

Kurti bisedon me Borrellin: S’ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

Mes zhvillimeve në Veri në dy ditët e fundit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se çfarë bisedoi mbrëmë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

Kurti thotë se i bëri me dije Borrellit se nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve.

“Mbrëmje vonë në Kosovë për mua dhe natën vonë në Emiratet e Bashkuara Arabe për të — një telefonatë e mirë me Josep Borrell. Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. Ia bëra me dije se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, 0 incidente apo ankesa” deklaroi Kurti në Twitter.

Kryeministri, megjithatë, nuk ka bërë akoma ndonjë reagim zyrtar pas protestës së sotme në Veri.