75 Mall Live Search
19:12 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / LB

Ky është 62-vjeçari që dyshohet se ndërroi jetë në vendin e tij të punës në Kaçanik

M.Dernjani  i moshës 62-vjeçare nga Hani Elezit dyshohet se ka ndërruar jetë në vendin e punës në një kompani, e cila ndodhet në magjistrale udhëkryqi i Tetovës- Glloboqicë.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, gjatë ditës së sotme.

Sipas këtyre burimeve, ai është dërguar pa shenja jetë në një Ordinancë.

Rasti është nën hetime.