75 Mall Live Search
18:03 / E Hënë, 07 Gusht 2023 / LB

Ky është personi i plagosur nga të shtënat me armë në Klinë

Një person është plagosur pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Në anën tjetër, burime të IndeksOnline bëjne me dije se nga këto shtëna me armë i plagosur ka mbetur, Anton Prela nga Stupa e Klinës.

Sipas këtij burimi, i plagosuri është dërguar në Spitalin e Pejës.