17:47 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / LB

Lansohet platforma më e re e kërkimit online në Kosovë, unike dhe e veçantë për Kosovë

Pas disa muajsh punë intensive, platforma më moderne e kërkimit në vend është lansuar tashmë, me emrin Kerko.com. Nëpërmjet vetëm një kërkimi, tani mund ti gjeni të gjitha informacionit e nevojshëm për një kompani, përfshirë edhe pronarin apo pronarët e saj. Ju mund të kërkoni sipas emrit të kompanisë, numrit të biznesit, pronarit apo edhe numrit të telefonit.

Aktualisht janë mbi 96,800 kompani aktive në platformë.

Kerko.com ka filluar edhe rekrutimin e dhjetëra të rinjve për punësim dhe vazhdimisht do të ofrojë funksione dhe shërbime të reja online.

Një platformë që bashkon të gjitha kompanitë e pronarët e Kosovës në një faqe. Gjetja e numrit të telefonit, adresës dhe orarit të punës së një biznesi nuk ka qenë asnjëherë më e lehtë se sot.

Naim Murseli, themelues dhe drejtori i Kerko.com, thotë për Indeksonline se Kerko.com do të mbetet gjithmonë i thjeshtë dhe i shpejtë për përdoruesit.

https://kerko.com/