75 Mall Live Search
21:05 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / MSH

Marrëveshja Juve-Barça për Alvaro Moratën ka një pikë të dobët

Barcelona e ka seriozisht për Alvaro Morata. Trajneri Xavi e do një sulmues që të tërheqë skuadrën e tij përpara dhe spanjolli është i preferuari për momentin.

Drejtuesit e klubit katalanas kanë kontaktuar drejtuesit e Juventusit për të diskutuar mbi mundësinë e transferimit të sulmuesit.

Ngërçi është fakti që Juventusi nuk është i bindur për Memphis Depay, që të përfshihet në marrëveshjen për Morata.