Mbi 200 raste të reja me COVID

Sipas raportit të fundit të IKShPK-së, 236 qytetarë janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës” thuhet në njoftim.
Në 24 orë nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes, ndërsa 8 qytetarë janë shëruar./Indeksonline/