75 Mall Live Search
11:05 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / LB

Mësohet identiteti i 59 vjeçarit që u godit nga një makinë për vdekje në Kijevë të Malishevës

Mbrëmë rreth orës 21:30 një person ka ndërruar jetë, pasi është goditur nga një makinë në fshatin Kijevë të Malishevës.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se personi që ka ndërruar jetë është Idriz Kryeziu nga fshati Mleqan i komunës së Malishevës.

Sipas këtyre burimeve, i ndjeri punonte si sigurim në një market në Kijevë.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar një 20 vjeçar, i dyshuar për shkaktimin e këtij aksidenti me fatalitet.

Me poshtë gjeni deklaratën e zëdhënësit Nysret Xhurkaj për këtë rast:

“Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari E.U – i lindur 2002, kishte qenë duke drejtuar automjetin e ti Vë-Tiguan ne rrugën kryesore te fshatit Kjevë, ne drejtim te fsh. Cerravik, dhe kur ka arritur ne breg te Kjevës , duke mos ju përshtatur shpejtësisë, kushteve dhe rrethanave te rrugës, pa pritmes me pjesën ballore te anës se djathtë, godet këmbësorin tani te ndjerin I.K, iindur 1962 , cili ne momentin kritik kishte qene duke ecur ne skaj te rrugës ne anën e djathtë, dhe si pasoje e goditjes fatale viktima humb jetën ne vend ngjarje. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF-Malisheve. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër te prokurorit viktima dërgohet për autopsi , ndërsa i dyshuarin ndalohet ne ndalim policor prej 48 orësh. Hetimet ne vijimësi“, tha Xhurkaj.