Mësohet identiteti i pejanit të arrestuar për disa vjedhje në këtë qytet

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një ditë më parë një person të dyshuar për vjedhje të shumta në këtë qytet.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se bëhet fjalë për Denis Hotin i moshës 21 vjeçare.

“Pas intervistimit të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, me urdhër të Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48- Orësh”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Më poshtë e gjeni komunikatën e Policisë së Kosovës në Pejë:
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 15.01.2022, rreth orës 08:40, ka pranuar një informacion se në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë, person/a të pa njohur kishin hyrë në një lokal dhe nga aty kanë vjedhur: dy (2) llap top, dy (2) litra alkool dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.
D. H. lindur me 2001
Pas intervistimit të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, me urdhër të Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48- Orësh.