75 Mall Live Search
12:54 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / LB

Molliqajt i del punë sërish me Policinë, e ftojnë për intervistim lidhur me deklaratat për rënien e blloqeve

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga Departamenti për Krime dhe Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës për t’u intervistuar lidhur me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A 5.

Molliqaj ka ftuar të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS, por edhe çdo qytetarë që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje t’i dorëzojnë tek ai.

“Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet t’i shkojmë deri në fund”, ka shkruar ndër të tjera Molliqaj.

Postimi i plotë:

Ftesë nga Policia e Kosovës

Sot, kam pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kemi ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.

Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek unë. Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici.

Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet t’i shkojmë deri në fund.