18:45 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / indeksADMonline

Momenti kur hajni i kërkuar nga Policia e Kosovës dyshohet se ia vjedh 3 mijë euro nga kuleta një qytetari

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Prizren.

Në rastin e raportuar ankuesi ka  deklaruar se një  personi  I panjohur ia kishte marr parat nga kuleta e  tij, gjithsej  420 (katërqind e njëzet)  euro.

Megjithatë ky nuk është rasti i vetëm.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e Indeksonline një video në të cilin ai pretendon se personi i njëjtë, ia ka vjedhur vëllait tij kuletën me 3 mijë euro.

Ai thotë se ky rast ka ndodhur më 17 dhjetor të vitit të kaluar dhe se rastin e ka denoncuar në stacionin e Policisë në Kodër të Trimave.

Sipas tij, i kërkuari nga Policia bashkëpunon me një person tjetër dhe kanë raste të shumta për vjedhje.

“Policia i ka pas me video me të gjitha, por nuk ka marrë asnjë masë”, ka thënë ndër të tjera ai.