Musliu-Shoshi: Në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike u kërkua të merret në konsiderim anëtarsimi i Kosovës në KE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci në prezantimin e raportit “ Forcimi i rolit të Këshillit të Evropës si një gur themel i arkitekturës politike evropiane” u kërkua që të merret në konsiderim anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Falenderim të veçantë anëtarës së Kuvendit të Lituanisë, raportueses së APKiE-së, znj. Laima Andrikienė”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i plotë:
Sot në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci në prezantimin e raportit“ Forcimi i rolit të Këshillit të Evropës si një gur themel i arkitekturës politike evropiane” u kërkua që të merret në konsiderim 📌anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Falenderim të veçantë anëtarës së Kuvendit të Lituanisë, raportueses së APKiE-së, znj. Laima Andrikienė!