Mustafa: Po jetojmë në terr, nafta 1.80 euro për litër, sektori privat s’ka punëtorë, rinia iku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa ka thënë se reduktimet e energjisë elektrike tash po bëhen me e pa plan.
Ai ka thënë se Qeveria nuk e ka pranuar planin 10 pikësh të LDK-së, ndërkohë që se kanë pranuar as propozimin e këtij subjekti për derivatet e naftës.
Mustafa në një postim në Facebook, ka akuzuar Qeverinë se arsimtarëve u ka shpallë luftë, ndërkohë sektorit publik nuk ua rrisin pagat.
Postimi i plotë i Mustafës:
Reduktimet e energjisë elektrike tash po bëhen me e pa plan. Kur po munden.
Plani 10 Pikësh i LDK-së thanë që s’bën. A kanë plan të tyre? Jo, siç po shihet, ose s’po shihet fare se po jetojmë në terr.
Nafta sot 1,80 euro për litër.
Edhe këtu thanë që propozimet e LDK-së nuk bëjnë. A kanë këta plan? Jo, se naftën e kanë pa pare, as nuk e dijnë sa kushton.
Vaji për gatim 3,49 euro për litër. Çdo produkt ushqimor çdo ditë e më shtrenjtë. As këtu s’kanë plan e as zgjidhje. Veq rrudhin krahët.
Arsimtarëve u kanë shpallë luftë. Nesër 1 shtatori, pak gjasa që fillon mësimi.
Investime kapitale s’kanë realizuar as 10%.
Sektorit publik nuk ua rrisin pagat.
Sektori privat ka mbetë pa punëtorë, rinia iku.
Dështim pas dështimi pas dështimi pas dështimi… krejt dhe drejt.