19:39 / E Premte, 14 Janar 2022 / MSH

Nani rikthehet në Serie A, befason me ekipin e ri

Aventurë e re ka nisur në Itali për Luis Nanin.

Ish-lojtari i Manchester United i cili në vitet e fundit ishte aktivizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Orlando City, do ta vazhdojë karrierën në Itali.

Luis Nani ka firmosur zyrtarisht me Venezian me klubin e ngjitur në këtë sezon në Serie A që ka përfituar nga fakti që portugezi prej disa muajsh ishte lojtar i lirë për ta afruar me parametër zero.

Nani në Itali në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Lazios.

Për Venezian ai po konsiderohet një vlerë e shtuar.