75 Mall Live Search
18:21 / E Enjte, 20 Janar 2022 / LB

Ndalohet zyrtari i SHSKUK-së, dyshohet për keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarin L.J., zyrtar i TI-së në SHSKUK, për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai dyshohet se në cilësinë e menaxherit të kontratës nga QKUK “Furnizimi dhe montimi i sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes, lidhur me këtë rast është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, derisa ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.