11:01 / E Diele, 28 Maj 2023 / LB

Ne jemi një/ Emisioni më i ri nga Milaim Zeka në Shqipëri

“Ne jemi një”, është emri i emisionit më të ri që do të drejtohet nga gazetari i njohur nga Kosova, Milaim Zeka.

Emisioni do të transmetohet në një nga televizionet në Shqipëri.

Zeka ka bërë të ditur se emisioni do të trajtoj tema të ndryshme dhe do të jetë risi në tregun mediatik.

“Kur mediat dhe televizionet janë pushtuar nga programet komerciale në këtë gjungël të vërtetë vetëm më art dhe kulturë mund ti mposhtim të gjithë sepse ne jemi një komb, një kulturë, një letërsi, një gjuhë e së shpejti dhe në një show program së bashku më ansamblin kombëtar të valleve do të sjellim atmosferë gëzimi e bashkimi në secilën shtëpi shqiptare”, ka thënë ndër të tjera ai.