75 Mall Live Search
09:32 / E Diele, 13 Mars 2022 / LB

Raportohet për nëntë të vdekur nga sulmi ajror në bazën ushtarake në afërsi të Lvivit

Lviv, një zonë në perëndim të Ukrainës që më parë mendohej se ishte e sigurt dhe ku refugjatët po iknin, është goditur nga një sulm ajror rus.

Baza e stërvitjes ushtarake Yavoriv, ​​afër kufirit polak, u godit nga disa raketa këtë të diel, thonë zyrtarët.

Deri më tani raportohet për nëntë të vrarë nga ky sulm, ndërsa 57 të tjerë janë plagosur tha guvernatori i rajonit Lviv.

Ai thotë se Rusia gjuajti 30 raketa mbi objektin ushtarak.