21:00 / E Enjte, 06 Janar 2022 / MSH

Nis aksioni kundër prodhimit të kriptovalutave, policia sekuestron tri aparate prodhuese në Podujevë

Sot rretth orës 16:00 në fshatin Surkish të Podujevës, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Sipas policisë, aksioni është bërë në bashkëpunim me Njësitin e Reagimit të Shpejtë dhe ekipet e KEDS-it.

“Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme” thuhet në njoftimin e Policisë.