Obiliq/ Po kryente një pagesë për një kompani jashtë Kosovës, i ndodh e papritura

Përderisa po kryente një pagesë për një kompani që operon jashtë Kosovës, një qytetari në Obiliq i ka ndodhur diçka e papritur.
Ai është ankuar në Policinë e Kosovës se i janë vjedhur para (dollarë amerikan) nga llogaria e tij.
Sipas ankuesit, një person i tretë i panjohur ka ndërhyre në mënyre të kundërligjshme duke modifikuar faturat dhe ka bërë tërheqjen e shumës së parave.
Raporti i plotë:
· HYRJE NË SISTEMET KOMPJUTERIKE
Obiliq 06-13.10.2022-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes një transaksioni bankar i janë vjedhur para (dollarë amerikan), derisa ankuesi ishte duke kryer një pagesë për një kompani që operon jashtë RKS-së, një person i tretë i panjohur ka ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme duke modifikuar faturat dhe ka bërë tërheqjen e shumës së parave. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kompetente janë duke hetuar rastin.