Pa pikë marre, qytetari vjedh në një barnatore në Prishtinë në mesin e shumë personave (Video)

Një rast vjedhje ka ndodhur në një barnatore në ‘Breg të Diellit’ në Prishtinë.
Një qytetar përderisa po priste ka shfrytëzuar ‘rastin’ për të vjedhur gjëra të ndryshme në atë barnatore.
Indeksonline ka siguruar video ku ai pa pikë marrë dhe pa iu trembur syri fut gjëra të ndryshme në xhep.
Këtë akt ai e kryen në prezencën e disa personave.
Nuk është hera e parë që ndodhin vjedhja të tilla ndodhin në Kosovë. /Indeksonline/