75 Mall Live Search
15:07 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / LB

Pamje/ Kurti futet në Bundestag, fillon takimin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është futur në Bundestag të Gjermanisë ku pritet të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kjo ftesë e numrit një të Gjermanisë vije me qëllimin për zhbllokimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Scholz pritet që pas disa orësh të zhvillojë një takim ndaras edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kujtojmë se Kurti dhe Vuçiq do të takohen në orët e mbrëmjes ku i pranishëm do të jetë edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Mirolsav Lajçak. Ata do të zhvillojë një takim joformal me dy liderët.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se ky takim joformal ka për synim mbështetjen e dialogut mbi normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Diplomatët e huaj kanë tërhequr vërejtjen se ftesa që kancelari gjerman ua ka bërë kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq vjen në momentin kur i pari i qeverisë gjermane është i mbingarkuar me angazhime, sidomos me ato që kanë të bëjnë me luftën e Rusisë në Ukrainë. 

Raportim ekskluziv nga Berlini, Alban Muhaxheri për Indeksonline.