Pamje të barikadave në Veri

Vazhdojnë të qëndrojnë barikadat në Rudarë të Zveçanit, duke pamundësuar kështu qarkullimin në këtë rrugë.
Pikërisht në afërsi të kësaj zone mbrëmë EULEX-i ka njoftuar se është sulmuar një patrullë e tyre me shok-bombë.
Ndërsa, sot kameramani i Indeksonline është kërcënuar teksa po merrte pamje në këtë pjesë të vendit.
Kujtojmë se pasditen e 10 dhjetorit në Rudarë, serbët lokalë u mblodhën në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb. Ata vendosën barrikada në këtë vend.
