14:50 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / LB

Peci denoncon Institutin Bujqësor të Kosovës: Për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka akuzuar Institutin Bujqësor të Kosovës së për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me “vërtetime”.

Peci ka paralajmëruar se në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akter të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e personale.

Postimi i plotë i Pecit:

Në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akter të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e përsonale.

IBK ( Instituti Bujqësor i Kosovës) për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me “vërtetime”.