13:22 / E Diele, 18 Shtator 2022 / LB

Peci e Dobruna në Gjakovë, japin premtimin e madh për bujqit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e shiut, do të kompensohen nga ministria të cilën ai e drejton.

Peci i shoqëruar edhe nga zv-ministri Agon Dobruna, kanë vizituar sot komunën e Gjakovës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotëruan këtë fundjave në gjithë territorin e Kosovës.

“Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompenzimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompenzohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi. Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Pecit:

Dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e shiut, do të kompenzohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Vizitova sot Komunën e Gjakovës së bashku me zv. Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Agon Dobruna, për tu parë më nga afër me dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet që mbizotëruan këtë fundjavë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të kësaj vizite, takova edhe Kryetarin Ardian Gjini, i cili më njoftoi me të gjitha zonat e prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut si dhe me ecurinë e procesit të vlerësimit të dëmeve.

Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompenzimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompenzohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi. Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse.

Muaji nëntor do të jetë muaji ku edhe do të fillojnë ekzekutimi i pagesave për dëmet në bujqësi për vitin 2022.