75 Mall Live Search
11:49 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / LB

Peci nuk tregon pse abstenoi në mbledhjen e Qeverisë, por merret me Isa Mustafën

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka abstenuar në propozimin e kryeministrit Albin Kurti për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Trepçës.

Indeksonline ka provuar dje gjatë gjithë ditës të marrë një qëndrim nga Peci për aryset e mosvotimit të këtij bordi, por ai nuk është përgjigjur.

Në anën tjetër, në vend të kësaj ai është marrë me ish liderin e tij, Isa Mustafa.

Këtij të  fundit ai i ka kërkuar të qëndroj i qetë dhe të mos pështyj e të ofendoj në mediume.

“Kohën për mendime politike e ke harxhuar tashmë, me një fund të palavdishëm. Nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërjen e as për vizionin e këtij vendi. E kuptoj ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i keni shkaktuar vendit me aleatët tuaj tradicional, porse nuk e kuptoj turrin tënd që të mbash moral politik”, ka shkruar ndër të tjera Peci.

Postimi i plotë i Pecit:

Isa Mustafën as pensionimi politik nuk po e lë të qetë. Rri i qetë dhe mos pështyj e ofendo në mediume, sepse vetëm sa na e rritë krenarinë që ty dhe shokëve të tu, ju kemi arkivuar politikisht, e kemi shpëtuar vendin nga soji i shërbëtorëve të bandave politike.

Kohën për mendime politike e ke harxhuar tashmë, me një fund të palavdishëm. Nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërjen e as për vizionin e këtij vendi. E kuptoj ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i keni shkaktuar vendit me aleatët tuaj tradicional, porse nuk e kuptoj turrin tënd që të mbash moral politik.

Disa i mbanë mend historia për veprat, disa për turpin. Të parat ta kanë destinuar vendin e dytë!