Pejë: Përurohet memoriali për nder të 11 Shtatorit, pjesë e tij edhe një copëz nga Kullat Binjake

Në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë, sot u bë përurimi i memorialit “Kujtim & Miqësi”, dedikuar tragjedisë së 11 Shtatorit.
Në përurimin e memorialit ishin pejsëmarrës kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pjesëtarë të FSK-së si përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Memoriali përmban në vete një copëz metali, artefakt i dhënë nga Departamenti i Zjarrfikësve të New Yorkut, i cili ishte pjesë e ndërtesës së një nga Kullave Binjake, të cilat u sulmuan 11 shtatorin e vitit 2001.

Rotary Club Peja ka qenë iniciatore dhe në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane janë siguruar që kjo pjesë artefakti të mbërrijë me kohë në Kosovë, për t’u bërë pjesë e memorialit.

Vetëm copëza në fjalë peshon afro 91 kilogramë./Indeksonline/
