Përfundon takimi i përfaqësuesve të QUINT-it në kryeministri, a u bind Kurti për veriun?

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të QUINT-it me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë takim, nuk kanë marrë pjesë Ambasadori Hovenier, por zv/ambasadorja amerikane.
Mësohet se në Kosovë nuk ndodhen as ambasadori Hovenier dhe as ambasadori britanik në Kosovë.
Asnjëri nga përfaqësuesit e ambasadave të QUINT-it nuk është deklaruar për medie.
Ndërsa për ora 11:00, është paralajmëruar një adresim i kryeministrit Kurti për gazetarë./IndeksOnline/

