Përplasen një veturë dhe një kamion, vdes një person në Gjakovë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Bishtazhin të Gjakovës. Për pasojë një person ka humbur jetën.
Kështu ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 10:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.