75 Mall Live Search
12:35 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / LB

Policia e Kosovës kap një furgon plot me sirian, po kontrabandoheshin (Pamje)

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me migrant, shtetas të huaj në Kosovë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se rreth 30 persona të ardhur nga Siria janë ndaluar teksa ishin brenda një furgoni në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër daljes në Malishevë.

Ky rast ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë informacion përkitazi me këtë rast.

Ditëve të fundit janë shpeshtuar rastet e kontrabandimit me migrant, të cilët Kosovën po e shfrytëzojnë si vend transit më pastaj për të vazhduar drejt vendeve të BE-së.

Më poshtë pamjet: