75 Mall Live Search
14:11 / E Diele, 09 Prill 2023 / LB

Policia jep detaje për vdekjen e 31-vjeçares nga Obiliqi

Një vdekje e dyshimtë është raportuar Obilq.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se një ditë më parë ka ndërruar jetë Lavdije Gerguri-Preniqi, 31-vjeçare, nënë e katër e fëmijëve.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës në një përgjigje për IndeksOnline ka thënë se përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

Përgjigja e plotë  PK-së për IndeksOnline:

Dje rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit nga QKMF në Obiliq.

Personi i lënduar ( femër 31 vjeç) më pas është transportuar në QKUK, ku dhe është konstatuar vdekja e saj.

Mbështetur në hetimet preliminare,  përkundër që ka elemente që mund të jetë vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.