Policia deklarohet për zjarrin në Pallatin e Rinisë, një person i lënduar

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë sot ka shpërthyer një zjarr, si pasojë e një kablloje e cila është djegur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës dhe të zjarrfikësve.
Në anën tjetër, Policia ka konfirmuar për Indeksonline se një person është lënduar.
“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore, zjarrfikeësit dhe ekipi i urgjences. Sipas informatave te deritashme, një person raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor”.
Sipas policisë, lidhur me këtë situatë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe zjarri është lokalizuar.