Pritjet në Merdare kalojnë 4 orëshin

Mergimtarët që kaluan festat e fundvitit në Kosovë janë duke u përballur me pritje të gjata në kufij në kthimin e tyre drejt Evropës.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare, ku pritjet po zgjasin më shumë se 4 orë.
Kolona të gjata ka edhe në pikat tjera kufitare si Mutivodë, ku pritjet janë deri në një orë e gjysmë.
Në Jarinë ka rreth një orë pritje, kurse në Muqibabë 40 minuta.
Te pika kufitare Dheu i Bardhë sonte pritja është gjysmë ore.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje më shumë se 5 minuta në hyrje dhe dalje.
