75 Mall Live Search
14:56 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / LB

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, mbi 420 raste të reja

12 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës. Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforëcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284. Në total numri i rasteve aktive është 2.992.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB