09:32 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / MSH

Rahovec, goditet me pushkë ajrore një person

Një viktimë, mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur aksidentalisht me pushkë ajrore.

Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin, janë konfiksuar dy pushkë ajrore dhe 141 diabolla.

Rahovec, 13.02.2022 – 14:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore, pasi që ishte goditur aksidentalisht me pushkë ajrore nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë. Janë konfiskuar dy pushkë ajrore dhe 141 diabolla. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet në njoftimin policor.