75 Mall Live Search
12:15 / E Diele, 11 Dhjetor 2022 / LB

Rakiq reagon për situatën e krijuar në Veri, ka dy kërkesa

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që ta lirojnë të ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, derisa përmes një reagimi në Facebook i ka ftuar të gjithë qytetarët për vetëpërmbajtje.

Rakiq u ka bërë thirrje qytetarëve që të mundësojnë lëzizjen e KFOR-it dhe EULEX-it, sepse prania e tyre, sipas tij, është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara me parë.

“Në emër të Listës Serbe dhe emrit tim personal i ftoj të gjithë qytetarët në paqe dhe vetëpërmbajtje. Të mos biem pas provokimeve. Ne të gjithë kemi nevojë për paqe dhe dialog të vazhdueshëm për t’u dhënë hapësirë ​​negociatorëve që do të arrinin zgjidhjen e kësaj situate me dialog dhe jo me lëvizje të njëanshme”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Goran Rakiq.