18:34 / E Premte, 14 Janar 2022 / MSH

Rekord infektimesh me COVID në Shqipëri, 2179 të prekur për 24 orë

Këtë të premte është shënuar shifra më e lartë e infektimeve me COVID që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë shqiptare raporton se në 24 orët e fundit nga 7626 testime janë shënuar 2179 qytetarë të infektuar me COVID.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.