75 Mall Live Search
22:43 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / MSH

Rita Ora pas koncertit në Shqipëri, ka një falënderim për tre “bigët” e Kosovës

Mijëra shqiptarë dhe jo vetëm u mblodhen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë të martën mbrëma, për të ndjekur duke përformuar super-yllin m e famë botërore, Rita Orën.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare elektrizoi skenën duke përformuar hitet e saj më të mëdha, e shoqëruar nga një grup valltarësh të cilët kishin koreografi të përgaditur.

Në një moment gjatë përformancës së saj, Rita madje edhe përformoi vallën e Shotës, si simbol i shqiptarëve.

Edhe dukja e saj ishte po aq e veçantë sa performanca.

Pas kostumat plot xixa e me kësulë që kishte të dizajnuar flamurin e Shqipërisë, qëndron dizejnatori Valdrin Sahiti.

Ndërkaq për grimin dhe flokët e Ritës u përkujdesën gjithashtu duart e arta të Sellmës dhe Kacit.

Këta të fundit, Rita i ka falendëruar në një postim në Instagram, me anë të të cilit ka ndarë edhe fotografi gjatë përgaditjes për shou.

“Faleminderit njerëzve të mrekullueshëm dhe kreativ, të cilëve iu deshën muaj për të përgaditur këto dukje për shoun në Tiranë. Shumë dashuri për Valdrin Sahitin për këto kostume të pabesueshme dhe të jashtëzakonshmëve Sellma dhe Kaci për grimin tim dhe të valltares time” shkroi ndër të tjerash Rita.

Kjo nuk është hera e parë që Rita bashkëpunon me emra të njohur të botës shqiptare të modës dhe grimit. Ajo i kishte besuar Valdrin Sahitit edhe kostumet e videoklipit të saj “Boom”./Indeksonline/