75 Mall Live Search
22:03 / E Premte, 24 Qershor 2022 / MSH

S’do të ketë më vapë për prishtinasit, nesër hapet pishina e Gërmisë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, e shtunë, pishina e Gërmisë, do të jetë e hapur për sezonin veror 2022.

“Dyert për të gjithë qytetarët do të hapen nga ora 10:00.

NPL Sport Marketing SH.A. ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues e infrastrukturën mbështetëse për të qenë të përgatitur gjatë gjithë sezonës verore” thuhet në njoftimin e Komunës.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.