Sërish pauzë/ Opozita tregon ‘muskujt’, pamundëson zhvillimin e seancës plenare

Deputetët e partive opozitare nuk po lejojnë zhvillimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Pavarësisht se deputetët e pozitës votuan për fillimin e procedurave për zgjedhjene dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, disa deputet të opozitës e kanë marrë kutinë e votimit duke pamundësuar kështu nisjen e votimit.
Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka ftuar në mbledhje të Kryesisë shefat e Grupeve Parlamentare për procedimin e mëtutjeshëm të kësaj seance, transmeton Indeksonline.
Ai ka bërë me dije se do të kthehen sërish në ora 14:00 për zhvillimin e seancës.