75 Mall Live Search
14:59 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / LB

Shpërthim në qendër të Stambollit, raportohet për 11 persona të plagosur

Mediat turke kanë raportuar të dielën se ka ndodhur një shpërthim në rrugën popullore të këmbësorëve “Istiklal” të Stambollit, ku janë plagosur 11 persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca, zjarrfikësit dhe policia, shkaku i shpërthimit nuk dihet akoma.

Përdoruesit e mediave sociale kanë deklaruar se dyqanet dhe rruga janë mbyllur, shkruan Associated Press.