75 Mall Live Search
18:29 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / MSH

Suspendohet drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, emërohet tjetri

Fatmir Plakiqi është suspenduar nga pozita e drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Kështu bëri të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, e cila tha se këtë vendim e ka marrë bordi drejtues i këtij fondi, i emëruar nga qeveria, në mbledhjen konstitutive.

“Sot është mbajtur mbledhja konstituive e bordit drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të emëruar nga Qeveria e Kosovës. Në këtë mbledhje u zgjodh kryesuesja që është përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë dhe zëvendëskryesuesi që është përfaqësues nga Ministria e Financave. Në këtë takim me shumicë votash u vendos që të suspendohet apo largim i përkohshëm i drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore Fatmir Plakiqi. Po ashtu në këtë mbledhje me shumicë votash u emërua si ushtrues i detyrës së drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore Bujar Kaquri”, tha ajo në konferencë për media.

Ndërkohë, Bordi ka emëruar Bujar Kaqurin në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të Fondit