75 Mall Live Search
23:34 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / MSH

Takimi me Osmanin iu prinë takimeve të Macron dhe Scholz

Vjosa Osmani, Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron janë tre nga shumë figurat politike që po marrin pjesë në Samitin e Parë të Komunitetit Politik Evropian.

Samiti, i cili po organizohet në Pragë, mori vëmendjen e mediave pasi në të u mblodhën përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe atyre që aspirojnë BE-në.

Takimi Osmani-Scholz-Macron ishte ndër takimet e para që u zhvilluan.

Kancelari gjerman publikoi një video ku shkruante se takimi i tij dhe Macronit me presidenten e Kosovës ishte i pari.

“Ndër të gjitha, së bashku me Emmanuel Macron, së pari takuam presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërkohë, Osmani falendëroi Macron dhe Scholz për përkrahjen e tyre, sidomos në procesin e liberalizimit të vizave.