75 Mall Live Search
15:32 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / LB

Takimi me Thaçin dhe të tjerët, ish presidentët arrijnë në Hagë

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga ish presindetët e Shqipërisë, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi kanë arritur në Holandë.

Bashkë më ta është edhe ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Ish presidentetët pritet t’i takojnë krerët e UÇK-së në Hagë.

Për udhëtimin e tyre është kujdesur ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke i çuar me aeroplanin e tij privat atje.

Pamje teksa kanë mbërritur në Hagë ka publikuar  Jetlir Zyberaj nga ekipi i Pacollit.