Të arrestuarit për sulmin në Gllogjan sot dalin përballë Gjykatës

Tre persona u vunë në pranga mbrëmë pasi po dyshohet se të njëjtit qendrojnë pas sulmit të 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit.
Këta të fundit, sot në ora 16:00, do të dalin përballë Gjykatës Themelore në Pejë.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Tringa Zhuti, e cila ka bërë me dije se seanca e sotme dëgjimore për tre të arrestuarit do të bëhet për të caktuar masën e paraburgimit.
“Sot në ora 16:00 është caktuar seanca dëgjimore për caktim të paraburgimit”, tha ajo.
Në anën tjetër, hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, mbrëmë në një konferencë për shtyp tha se Policia është duke bahskëpunuar me të gjitha njësitet relevante për të hetuar me shumë kujdes pistat dhe për të zbardhur rastin.
Megjithatë ai refuzoi të japë më shumë detaje për shkak të ndjeshmërisë së madhe të rastit.
Më 26 nëntor, një i maskuar gjuajti me armë zjarri në drejtim të një autobusi në lëvizje në fshatin Gllogjan.
Si pasojë e këtij sulmi humbi jetën shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj.