Të hyrat nga shfaqjet e komedive në Deçan dhe Malishevë, “Tigri” i dhuron për familjet nevojtare

Aktori i njohur kosovar, Kreshnik Ibrahimi, ka mbajtur dy shfaqje-komedi në qytetin e Deçanit dhe Malishevës.
Të hyrat nga këto shfaqje i ka dërguar për bamirësi, shkruan Indeksonline.

5 familje janë ndihmuar në Malishevë dhe 8 familje janë ndihmuar në Deçan.

Po ashtu aktori Ibrahimi do të mbaj nesër një shfaqje-komedi në Gjakovë dhe të hyrat do t’i dërgoi për t’i ndihmuar qytetarët e kësaj komune./Indeksonline/


