09:08 / E Hënë, 23 Janar 2023 / MSH

Të shtëna me armë në Los Angeles, 10 të vdekur

Dhjetë persona kanë vdekur pas disa të shtënave masive me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Los Angeles.

Policia e Kalifornisë ka arritur të identifikojë personin e armatosur, që dyshohet të jetë edhe dorasi. I dyshuari, 72 vjeçari Huu Can Tran, u gjet i vdekur më vonë në një furgon të bardhë, shkruan BBC.

Të shtënat ndodhën menjëherë pasi mijëra njerëz u mblodhën për të festuar me rastin e Vitit të Ri Hënor.

Sipas policisë, sulmi u organizua në një studio kërcimi, rreth orës 22:22 të orës lokale, nga ku panë njerëz qe vraponin duke bërtitur.

Viktimat u trajtuan brenda dhe jashtë kësaj studioje.

I dyshuari, tashmë i vdekur, pasi kreu sulmin ishte nisur edhe drejt një tjetër studioje, por që aty arritën ta çarmatosin të pranishmit.

Tran dyshohet të ketë kryer vetëvrasje disa orë pas sulmit.