75 Mall Live Search
13:39 / E Martë, 29 Mars 2022 / LB

U vazhdohet paraburgimi Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Dhoma e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ua ka refuzuar ankesën për lirim nga paraburgimi, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Ankesa e tyre kishte të bënte me vendimin e gjykatësit paraprak për refuzimin e lirimit nga paraburgimi.

Mirëpo, paneli i Apelit i përbërë nga gjyqtarët, Kai Ambos, Emilio Gatti, Michele Picard, ka vendosur që ta hedhë poshtë ankesën duke lënë kështu në paraburgim dy nga katër ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Paneli i Apelit të kësaj gjykata nuk e ka publikuar ende vendimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.