75 Mall Live Search
09:48 / E Diele, 27 Mars 2022 / LB

Arrihet marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës për dy korridore evakuimi

Zëvendëskryeministri i Ukrainës ka bërë  me dije se kanë rënë dakord me Rusinë për dy korridore humanitare për sot.

Ministrja Iryna Vereshchuk ka thënë se korridoret do të hapen në rajonin e Luhanskut dhe Donetskut dhe do të përfshijnë njerëz që largohen nga Mariupoli me makina, raporton BBC.

Ato do të përdoren për t’i evakuuar civilët nga zonat e vijës së parë.